Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e saj në Gjirokastër më datë 9 shkurt. Për këtë protestë është publikuar sot edhe një spot që tregon se përse duhet të dilet në protestë. Por ajo që bie në sy është fakti se PD-ja ka ndryshuar vendin e tubimit. Në një njoftim të para dy ditëve thuhej se protesta do të mbahej në zonën e njohur si ‘NSHN-ja’, ndërsa në spotin e publikuar sot vendi i tubimit përcaktohet përballë varrezave të dëshmorëve. Shihni videon.
©argjiroja.net