PD dhe LSI përgatiten për protestë, plas gallata në internet

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë në përgatitje të ethshme për protestën e 27 janarit kundër qeverisë Rama. Aq shumë e kanë kapur ethet e kësaj përgatitjeje, sa kanë krijuar në radhët e mjeshtrave të rrjeteve sociale dhe material të bollshëm për të bërë gallatë.

Kështu, në një foto të ditës janë kapur në punë e sipër të përgatitjeve për protestën e pas një javë dy militantë, të mbështjellë njëri me flamurin e PD tjetri me atë të LSI. Ata po i presin flokët njëri tjetrit, duke shmangur “jabanxhijtë” ambasadorë të SHBA dhe të BE të cilët po të futën në dorë të qethin “karre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.