Pas mbylljes së protestës së shtatë kombëtare të opozitës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi në selinë blu ish-grupin parlamentar, Kolegjin e Kryetarëve, strukturat dhe aleatët ku u diskutua sesi do të vijojë aksioni i opozitës. Në përfundim të mbledhjes u njoftua edhe data e protestës së radhës, e shtunë 8 qershor, ora 19:00. Në përfundim të protestës së sotme, Basha i bëri thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë zërin e sovranit.