• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pazari me ndeshjet, Ventsplis ia ‘ngec’ Luftëtarit: Nuk komentojmë veprimet që mund të ketë kryer ekipi i Gjirokastrës

21/07/2018
Pazari me ndeshjet, Ventsplis ia ‘ngec’ Luftëtarit: Nuk komentojmë veprimet që mund të ketë kryer ekipi i Gjirokastrës

Ndeshja ndërmjet Luftëtarit dhe Ventspils e cila përfundoi në barazim 3-3 e vlefshme për turin e parë të Europa League ka tërhequr një vëmendje të madhe për shkak se golat dukej sikur shënoheshin me telekomandë.

Gjithsesi pavarësisht kometeve të shumta klubi i Ventspils nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka hedhur poshtë pretendimet për trukim, duke theksuar se kanë luajtur pastër për të arritur objektivin që kishin.

POSTIMI NË FAQEN ZYRTARE TË VENTSPILS:

Për ne është shumë e pakëndshme që po lexojmë dhe dëgjojmë komentet negative në drejtim të skuadrës sonë pas përfundimit të ndeshjes që zhvilluam në Shqipëri. Ju kujtojmë se ndeshja në Elbasan përfundoi në barazim 3–3.

Ndeshja ishte interesante dhe e paparashikueshme. Ishte shumë e hapur nga të dyja skuadrat dhe në minutën e 93-të. Anbullah Alfa arriti të shënonte duke barazuar shifrat. Ishte një lojë e ashpër dhe kjo shihet te dëmtimi që pësoi lojtari jonë Kaspar Kokin, që u detyrua të largohet nga fusha e blertë.

Megjithëse luajtëm me një lojtar më pak, sepse i kishim kryer të 3 zëvendësimet, arritëm të shënonim për të shmangur humbjen.

Theksojmë se nuk mund të komentojmë veprimet që mund të ketë kryer Luftëtari, por për ne është e papranueshme që pas kësaj ndeshjes, Ventspils është përmendur në komente të ndryshme negative.

Ndoshta nuk do t’i kushtojmë vëmendje, por në prag të takimit me Bordo, ne jemi të habitur që në vend të gëzimit dhe kualifikimit të merituar, skuadra merr komente qesharake, të cilat ndikojnë në emrin e klubit tonë.

Në këtë drejtim, ne dëshirojmë të theksojmë disa pika të rëndësishme të ndeshjes në Elbasan, të cilat ne i konsiderojmë si parimore:

VENTSPIL

Ventspils me besim arriti në raundin e ardhshëm të Europa League dhe arriti të kalonte turin e parë, gjë të cilën asnjë skuadër letoneze nuk e kishte bërë më parë.

Ventspils nuk angazhohet në ndonjë çështje të kompanive të basteve dhe nuk merr pjesë në çështje që në një mënyrë apo tjetrën lidhen me lotari dhe gjëra të tjera të ngjashme.

Personat të cilët nuk kanë parë ndeshjen dhe kërkojnë të dinë pse u zgjat aq shumë, themi se takimi u ndërpre pasi gjyqtari kryesor pësoi një dëmtim dhe u detyrua të lërë vendin e tij, ku u zëvendësua nga gjyqtari i katërt. Ndeshja u vonua me 12 minuta, gjë kjo e shënuar edhe në procesverbalin e takimin.

Në përfundim të pjesës së parë, Ventspils shënoi dy gola me Akinjemin, gjë që mbylli përfundimisht diskutimin se cili ekip do kualifikohej. Më pas pamë një lojë të fortë nga Luftëtari në pjesën e dytë. Ne nuk kemi qenë dhe nuk do jemi kurrë kundër lojës së ashpër, por jo deri në atë nivel sa nuk mund të pranohet. Në disa raste, Luftëtari dëmtoi lojtarët tanë dhe lojtari Kaspar Kokin iu desh të linte fushën e lojës pasi u dëmtua rëndë. Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe me lojtarë të tjerë. Ne nuk duam të largohemi nga beteja e vërtetë, por duke parë veprime agresive, ne mund të humbasim lojtarët tani, gjë që do na ndihmonte edhe si ekip. Në pjesën e dytë u përpoqëm të luajmë qetësisht dhe shmangëm ndërhyrjet.

Ventspils kurrë nuk kërkon që të humbasë dhe diçka të tillë e treguam edhe kur rezultati ishte 3-2. Edhe pse rezultati i përgjithshëm i sfidës shënonte 7-3, ne nuk u dorëzuam dhe treguam dëshirën për të mos humbur takimin dhe barazuam ndeshjen. Nuk e kuptojmë, pse duhet të ketë diçka tjetër në këtë ndeshje?”.

Related Posts

Emërohet shefi i ri i Policisë Kufitare në Sarandë
Lajme

Emërohet shefi i ri i Policisë Kufitare në Sarandë

13/07/2025
Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Sarandë, nëna denoncon në polici: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare

13/07/2025
Shqipëria, e para në listën e destinacioneve verore jashtë zonës Schengen për t’u vizituar
Kryesore

Turistja serbe denoncon në polici: Në Ksamil më goditën me grusht në kokë

13/07/2025
La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërish
Kryesore

La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërish

12/07/2025
Blegtoria në rënie të lirë/ Shqipëria importoi nga jashtë 300 mln euro bulmet dhe 383 mln euro mish
Kryesore

Blegtoria në rënie të lirë/ Shqipëria importoi nga jashtë 300 mln euro bulmet dhe 383 mln euro mish

12/07/2025
“Vlerësoj kundërshtarin”, Luis Enrique flet para finales: Luajmë lojën tonë dhe ia dalim
Sport

“Vlerësoj kundërshtarin”, Luis Enrique flet para finales: Luajmë lojën tonë dhe ia dalim

12/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Debat në studio/ Deklarata e Gerta Gixharit: Kampingu është për fakirët

Debat në studio/ Deklarata e Gerta Gixharit: Kampingu është për fakirët

13/07/2025
Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet

13/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al