Pasi shpalli ‘hero’ Kacifasin, gazetari nga Gjirokastra ngre dyshime edhe për protestën e studentëve: Marksistët janë infiltruar nga Rama e Veliaj, bëni kujdes


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Gazetari nga Gjirokastra, Telnis Skuqi, i cili para disa javësh e shpalli hero ekstremistin grek, Kostandin Kacifas, sot ka reaguar lidhur me protestën e studentëve në Tiranë. Njësoj si mediat pranë PD-së, të cilat ngrenë dyshime se në protestë janë infiltruar njerëz marksistë, si pedagogu Arlind Qorri etj, edhe Telnis Skuqi thotë se nëse studentët nuk reagojnë shpejt, protesa e tyre do të ketë efekt të kundërt. Ja çfarë shkruan ai.

“Unë jam me studentët! Dita e katërt e protestës është fillimi i fundit të saj, sepse kauza e të rinjtëve po degjenerohet nga maksistët, të cilët janë kthyer në protagonistë për të shpëtuar Ramën dhe Veliaj. Maksistët po fitojne terren mediatik pa asnjë meritë.  Ata po promovohen si arktitektët e protestës dhe nuk po kuptojnë se revolta është e studentëve. Nëse studentët nuk reagojnë shpejt ndaj këtij fenomeni, protesta do të kthehen në bumarag për ta dhe prindërit e tyre akoma më shumë do të varfërohen. Situatën e arsimit universitar e kanë mjeruar ata që janë në qeveri dhe jo opozita.  Studentët duhet të pranojnë cdo mbështetje që vjen për ta, sepse ata nuk protestojnë vetëm për sot, por edhe për të ardhmen e tyre dhe pa një garanci politike kauza e tyre është i dënuar me vdekje, sepse janë futur si mut maksistët.”