Pasi morën 100 mijë euro, futbollistët e Kukësit vijnë në Gjirokastër për ndeshjen e fundit


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Shpërblimi i Safet Gjicit për lojtarët dhe stafin e Kukësit pas triumfit ndaj Skënderbeut është 100 mijë euro.

Titulli kampion i verilindorëve ka pasur kosto të llahtarshme ndër vite, ndaj shifra e vendosur për triumfin e djeshëm nuk është asgjë për Gjicin. Ditët e fundit, i pyetur në lidhje me këtë temë, aikishte deklaruar se gjithçka e kishin në dorë lojtarët, të kërkonin sa të donin, nëse dilnin kampion, por tashmë mësohet shifra e çmendur që do të shkojë në xhepat e protagonistëve të suksesit historik.

Javën e ardhshme Kukësi do të luajë në Gjirokastër dhe nuk dihet a do të ketë ndonjë motivim të jashtëzakonshëm për të mbyllur sezonin pa asnjë humbje, por e sigurt është që Gjici do të mundohet t’i motivojë sërish, sepse e ka fiksim rekordin e pathyeshmërisë.