Pasi dështuan të hynin në KZAZ-në e Gjirokastrës, përfaqësuesit e opozitës kanë shkuar në Dropull. Në fshatin Grapsh, ata kërkojnë lirimin e ambienteve të KZAZ-së, pasi sipas dekretit të Presidentit Ilir Meta nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor.
Në videon më poshtë shihet kryebashkiaku i Dropullit, Ahilea Decka, duke debatuar me kryetarin e KZAZ-së, Kosta Garo.
Decka i thotë se KZAZ-ja duhej të vendosej në Jergucat (fshati i Vangjel Tavos), ndërsa kreu i KZAZ-së i tregon se ka një vendim të KQZ-së për ta vendosur KZAZ-në në Grapsh. Në dropull janë gjithashtu edhe ish deputetët Tritan Shehu e Vangjel Tavo.
©argjiroja.net