Pashka Ortodokse ka shtuar fluksin e lëvizjeve në Pikën Kufitare të Kakavijës gjatë ditëve të fundit. Mesohet se në 48 orët e fundit ka pasur një rritje të fluksit të të ardhurve në Shqipëri me rastin e kësaj dite të shënuar.
Mësohet se 17500 shtetas kanë hyrë në territorin e vendit nga kjo pikë kufitare. Po kështu ka edhe shqiptarë që festojnë Pashkën në Greqi.
Sipas shifrave 10300 persona janë larguar drejt Greqisë ne 48 orët e fundit përmes mjeteve personale dhe autobusëve që llogariten ne 2000 të tillë. Ndërsa drejt Shqipërisë kane hyre 4600 mjete. Pala shqiptare punon me 6 sportele gjithsej ndërsa pala greke me 4 të tilla.