Pas varrimit të Kacifas, ekstremistët grekë bllokojnë autostradën Kakavijë-Gjirokastër (FOTO)

Në përfundim të ceremonisë mortore të Kostandinos Kacifas në Bularat, ekstremistët grekë të ardhur nga përtej kufirit bllokuan për disa çaste autostradën Gjirokastër-Kakavijë. Kjo ngjarje e ka kapur të papërgatitur edhe policinë shqiptare. Siç shihet në fotot më poshtë, rruga është bllokuar pranë kryqëzimit të rrugës së fshatit Bularat me rrugën nacionale. Më pas situata është qetësuar, teksa shtetasit grekë që ishin në varrimin Kacifasit po largohen nga territori shqiptar.

©ArgjiroLajm.net