Nënkryetari i LSI-së Luan Rama para gazetarëve ka folur me tone të ashpra ndaj dy partive kryesore në vend, PD e PS si dhe foli për rezultatet e kësaj partie në disa qytete. Ai u shprehur se LSI garon për vendin e parë me PS-në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe se LSI është forcë e parë në Berat dhe Gjirokastër, duke nënkuptuar se PD del forcë e tretë.
“LSI ka qenë në qeveri, por kurrë nuk ka qenë drejtuese e qeverisë prandaj po e kërkojmë këtë sot. Për të qeverisur larg konfliktit e arrogancës. Luftojmë përballë PS për vendin e parë në Tiranë, në Durrës, Elbasan, në Fier, ndërkohë qe jemi të parët në Berat dhe Gjirokastër. Sfida jonë është angazhimi për të ulur taksat, shtuar vendet e punës dhe për të krijuar vende të reja pune të mirëpaguara” – tha Luan Rama.