Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar sot se opozita do t’i rikthehet aksionit të saj.
Në një prononcim të shkurtër për gazetarët pas takimit që zhvilloi paraditen e sotme me kreun e PD-sëm Lulzim Basha, Monika Kryemadhi është shprehur se “Aksioni do të vazhdojë ashtu siç është, i drejtpërdrejtë dhe për të zgjuar çdo qelizë të shqiptarëve”.
Më tej, Kryemadhi tha se zgjedhjet e 30 qershorit treguan se 85% e shqiptarëve nuk e duan më Edi Ramën.
E pyetur në lidhje me faktin nëse opozita do t’i kthehet protestave, ajo nuk tha detaje, ndërsa shtoi; “E rëndësishme është se ata bëjnë protestë çdo ditë”