Pas sherrit me Olti Currin pezullohet nga detyra “nipi” i Haki Çakos (Foto)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar në media dhe rrjete sociale biseda dhe komente mes blogerit Olti Curri dhe një punonjësi policie, për shkak të bisedave erotike të rreme të aktores Eliona Pitarka.

Pas debatit, Curri ka publikuar një status ku bën të ditur se punonjësi i policisë Emiljano Vasha është i afërm i Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako. Por sipas burimeve të Gazeta Express bëhet e ditur se Vasha nuk nipi i Çakos, por në rrethin e tij shoqëror e paraqet veten si të tillë.   

Gjithashtu Burime të Express në polici kanë konfirmuar se drejtori Haki Çako ka patur një komunikim me Olti Currin për të sqaruar situatën dhe keqkuptimin e krijuar. Ndërkohë bëhet e ditur se Policia e Shtetit ka marrë masën e pezullimit për policin Emiljano Vasha.