Dy ditë pas protestës së dhunshme të opozitës, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shkuar në Ljubjanë të Sllovenisë, pasi u ftua nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin.
Ndërkohë që mazhoranca e akuzon se po mundohet të pengojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Basha na ka surprizuar me lëvizjen e papritur.
Kryetari i opozitës ka lobuar në Slloveni për integrimin e Shqipërisë në BE, ndërkohë që me anë të një postimi në Twitter shprehet se kërkon paqe dhe stabilitet në rajon.
‘I lumtur që jam në Slloveni për të diskutuar integrimin në BE, bashkëpunimin rajonal dhe ekonomik. Mirënjohës për IFIMES për organizimin e këtij evenimenti të veçantë, si dhe për përkrahjen dhe përkushtimin e tyre për paqen, stabilitetin dhe integrimin në BE për Ballkanin Perëndimor’, shkruan kreu i PD.