Pas Albina Spahës, tre njerëz të tjerë nga Gjirokastra presin radhën për vetting


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Pas shkarkimit të Albina Spahës nga komisioni i vettingut, të tjerë njerëz të sistemit të drejtësisë në Gjirokastër do të kalojnë në skaner. KPK ka përzgjedhur me anë të shortit edhe tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit në Gjirokastër, për të cilët  ka nisur tashmë verifikimi i trefishtë për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. 

Bëhet fjalë për Tomor Shkrelin, Miranda Andonin dhe Izet Salajn. Më pas në sitën e vettingut do të kalojnë edhe gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë.

Albina Spaha, kryetarja e Gjykatës Gjirokastër ishte ‘kurbani’ i parë i vettingut në radhët e njerëzve të drejtësisë në Gjirokastër. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë të tjerë të shkarkuar apo jo. Ajo që mund të thuhet me siguri është se sistemi i drejtësisë në Gjirokastër, njësoj si në të gjithë vendin, është i kalbur nga kurrupsioni. Prandaj ky sistem duhet shembur një orë e më parë. 

©argjirolajm.net