Gati 12 orë me vonesë Policia e Gjirokastrës ka reaguar për vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Memaliaj. Në njoftimin paraprak dhënë për mediat, policia thotë se:
“Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M, 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj. Menjëhere pas marjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, përfundon njoftimi.
Vikima është shtetasi Alket Muhaj. Ai u gjet me plagë në gjoks dhe kokë. Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga familjarët në tokat e tij. Motivet e ngjarjes nuk dihen ende.
© ArgjiroLajm.net