Në orët e pasdites parlamenti do të mblidhet për të vijuar procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Seanca plenare nuk u anullua, pavarsisht protestës, por u ndryshua orari dhe do zhvillohet në orën 17:00. Mazhoranca nuk është tërhequr nga shkarkimi i Metës dhe sot pritet të krijohet komisioni për vijimin e procedurave.
Ndërkohë 3 orë më vonë, opozita e bashkuar ka paralajmëruar protestën e 10-të kombëtare. Në orën 20:00, opozita do të mblidhet para Kryeministrisë. Kjo është protesta e parë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Basha dhe Kryemadhi kanë folur për një protestë paqësore sot, por ende nuk dihet skenari.
Derisa të fillojë protesta, mazhoranca e ka mbyllur seancën plenare, për të shmangur përplasjet. Siç dihet protestuesit pasi qëndrojnë te kryeministria, marshojnë më pas drejt parlamentit.