Parcelat me kanabis në Tepelenë, përfundojnë në prokurori 4 persona


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Katër persona nga Tepelena janë kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës. Ata akuzohen për kultivim të bimëve narkotike. Shtetasit Sh.H., I.R., A.K., dhe K.M., vjeç 53, 53, 44 dhe 76 në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar sipërfaqe të konsiderueshme me kanabis. Policia nuk jep më shumë detaje rreth aktivitetit të tyre. Fshatrat e Tepelenës vazhdojnë të jenë problematikë në kultivimin e drogës, ndonëse sipërfaqet janë ulur ndjeshëm krahasuar me dy vjet më parë.

© ArgjiroLajm.net