Policia e Tepelenës ka ndaluaar kryetarin e fshatit Luadh në Memaliaj. 30-vjeçari A.C, banues në këtë fshat, akuzohet për “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”. Dy ditë më parë në këtë fshat u zbulua një parcelë me 507 rrënjë kanabis. Personat që e kanë kultivuar nuk janë identifikuar dhe as janë kapur ende nga policia. Në bazë të ligjit, përgjegjêsi i vetëm deri më tani është kryetari i fshatit.
© ArgjiroLajm.net