Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga qyteti i Vlorës ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë u bëri thirrje socialistëve të ndershëm ti bashkohen forcës politike që ajo drejton. Sipas Kryemadhit, pas asamblesë së djeshme do të ketë dyndje të socialistëve drejt LSI-së.
“Të jeni të bindur që pas ngjarjeve të djeshme, mbas asamblesë së djeshme do të ketë një dyndje të socialistëve drejt LSI. Sepse vetë LSI është e themeluar nga ata socialistë të cilët nuk pranuan arrogancën e qeverisjes socialiste në 2004 dhe themeluan një parti të majtë që kishte në thelb të saj solidaritetin dhe social demokracinë, që kishte në thelb të saj, dhënien e dorës ndaj mikut, suportimin dhe mbrojtjen ndaj të varfërve dhe rritjen e ekonomisë shqiptare sidomos për shtresën e mesme sepse e dimë të gjithë që Shqipëria nuk ka të pasur në gjirin e saj.”,- u shpreh Kryemadhi.