Gazetari Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, teksa ishte duke komentuar largimin e dy ish-ministrave të Brendshëm të qeverisë “Rama”, si Saimir Tahirin ashtu edhe Fatmir Xhafajn paralajmëroi se do të largohen edhe ministra të tjerë.
Ndërsa sa i përket largimeve të dy ish-ministrave Haxhiu tha se Rama e bën për t’i vënë vijë të kuqe korrupsionit dhe duke i vënë vijën e kuqe të kaluarës.
“Kryeministri ka larguar njerëzit. Ky kryeministër mori guximin që të heqë një kastë politike dhe të emërojë një kastë tjetër duke emëruar Tahirin. Tahiri nuk mundi të mbante peshën dhe nuk është më ministër. Rama e bën për t’i vënë vijë të kuqe korrupsionit dhe duke i vënë vijën e kuqe të kaluarës. Xhafa është ministri i dytë të cilit opinioni publik nëpërmjet sondazheve i ka kërkuar të largohet. Opinioni publik nuk e do. Do largohen edhe ministra të tjerë. E njoh logjikën e Ramës.”, tha Baton Haxhiu.