Kryeministri Edi Rama deklaroi se në nëntor në Shqipëri do të vijnë agjentë amerikanë për të asistuar në luftën kundër drogës. Më poshtë pjesë nga fjala e Ramës.
“Në korrik ju kujtoj që ne ishim bashkë në qeveri dhe u përgatitëm për të filluar fazën e dytë të operacionit kundër rrjeteve kriminale dhe të fortëve lart e poshtë dhe e kam thënë unë në mënyrë të përsëritur, që mbyllja me sukse e një kapitulli që u hap prej nesh dhe hqë e mbyllëm ne për ta hequr përfundimisht shqipërinë nga harta e kultivuesve të lëndëve narkotike nuk është fundi i aksionit tonë, tani doi fillojmë luftën kundër të fortëve feudeve.
Jemi duke mbyllur krijimin e grupeve të ekspertëve ndërkombëtarë që do të përfshihen drejt për drejtë n aksion. Më e bukur aëhstë që ambasadori amerikan takon kryetarin e opozitës i krijoj mbështetje për këtrë aksion, ndërsa kryetari i opozitë vjen këtu dhe thotë prit se javën tjetër do e shihni. Javën tjetër do shihni goditjen ndaj grupeve kriminale.
Do të vijnë në nëntor agjentë të huaj amerikanë që do të bashkëpunojnë për të goditur grupet kriminale. Ambasadori amerikan doli kundër qeverisë dhe ju e vutë përpara e nuk lat gjë pa i thënë.
Po si nuk ju vjen zor? Si nuk e mësuar akoma si funksionon bota? Nëse doni të luftoni kundër krimit bëjnei realisht” deklaroi Kryeministri.