Paradoksi/ Tritan Shehu kërkon shkarkimin e Tërmet Peçit për këngën, vetë ka dalë në foto me Enver Hoxhën


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Deputeti i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu, i ka kërkuar sot kryeministrit Edi Rama shkarkimin e kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi, pasi ai shfaqet me këngëtarin Golik Jaupi gjatë një kënge labçe për ish diktatorin Enver Hoxha. E ndërsa Tërmet Peçi u kap ‘mat’ duke shoqëruar në këngë Golikun e famshëm të Bënçës, deputeti Tritan Shehu ka në arkivën e vet një foto me ish-diktatorin Enver Hoxha, foto e cila është komentuar gjerësisht në media. Shehu është akuzuar se ka qenë pjesë e grupit të të rinjve që morën pjesë në aksionin për shembjen e kishave dhe xhamive në vitin 1967, prandaj në shenjë falenderimi u takuan me Enver Hoxhën dhe Ramiz Alinë. Megjithatë ai i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se takimi me Enver Hoxhën ka ndodhur në vitin 1966 kur ai ishte gjimnazist.

© ArgjiroLajm.net