Panik në Greqi nga cikloni ‘Zorba’, reshje shiu të shumta dhe dallgë 11 metra

Stuhia tropikale mesdhetare e pagëzuar me emrin Zorba ka goditur Kretën me erëra të fuqishme e shira të shumtë dhe do të përmbytë pjesë të Greqisë jugore e Turqisë perëndimore gjatë ditëve të fundit të shtatorit.

Stuhia e njohur si “medicane” (bashkim i fjalëve Mediterranean dhe hurricane) është një ciklon i rrallë tropikal që formohet në detin Mesdhe dhe është e ngjashme me sistemet subtropikale në oqeanin Atlantik.

Zakonisht “medicane” janë ciklone të vegjël me jetëgjatësi të vogël. Por pavarësisht kësaj, goditjet e Zorbës ka qenë të rënda, me katër të vdekur në Libi e Tunizi, ku pati origjinën.

Në Athinë ka pasur ndërprerje të furnzimit me energji, pasi pemët dhe shtyllat e rrëzuara kanë prishur linjat dje. Shkollat janë mbyllur, ndërsa janë shtuar anulimet e udhëtimeve të trageteve.

Në Stamboll nesër priten reshje të shumta dhe autoritetet kanë paralajmëruar banorët të përgatiten për përmbytje, ashtu si dhe provincat e Edrenesë, Kirklarelisë dhe Tekirdagut. Stuhia do të godasë Izmirin, Ajdinin, Manisën, Balikesirin dhe Çanakkalenë me erë që shkon deri në 120 kilometra në orë, ndërkohë që qyqetet e bregut janë paralajmëruar edhe për ngritje në nivelin e detit. Edhe autoritetet greke kanë paralajmëruar se dallgët në Egjè mund të shkojnë deri në 11 metra lartësi midis rajonit të Peloponezit dhe Greqisë kontinentale