Mediat greke vazhdojnë të raportojnë me përparësi ngjarjen e rëndë të arratisjes së disa shqiptarëve nga burgu natën e djeshme. Mësohet se janë regjistruar momente paniku mëngjesin e sotëm në qendër të Athinës, ku 4 shqiptarët e arratisur nga burgu janë përplasur me armë me policinë që është vënë në ndjekje të tyre.
Raportohet se midis policisë dhe të arratisurve ka pasur shkëmbim zjarri në rrugën Profeti Daniel dhe në një qendër biznesi ku qytetarët janë tmerruar. Gjithashtu të arratisurit janë zënë në pritë nga policia, por ata u janë kundërpërgjigjur me të shtëna. Fatmirësisht nuk ka njoftime, për të lënduar. Disa orë më vonë, një patrullë u gjet pranë Divizionit të Gjykatës së Apelit të Atikës, ndërsa rreth orës 07:20 një prej të arratisurve, u arrestua në zonën Rentian.
Policia është në kërkim të 3 të tjerëve dhe në ndihmë të tyre janë parë helikopter që po kryejnë ndjekjen nga ajri/ Mësohet se shqiptarët janë arratisur në momentin që do të transferoheshin në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalo, ndërsa ishin dënuar për grabitje dhe vrasje në tentativë. Gjithashtu pak ditë më parë ata sulmuan të burgosurit e tjerë në qelitë ku ndodheshin.
Katër shqiptarë u arratisën paraditen e sotme nga burgu i Petru Rali në Athinë, ndërsa një prej tyre është arrestuar sërish në zonën pranë institucionit të vuajtjes së dënimit rreth 4 orës pasi arriti të dalë.
Sipas Zougla.gr ata fillimisht kanë thirrur rojet për ndihmë dhe një prej tyre u shtri përtokë duke ulëritur e kërkuar ndihmë pasi thoshte se ishte i sëmurë.
Sapo rojet hynë në qeli, shqiptarët kanë nxjerrë thika të improvizuara (s’dihet nga i gjetën) dhe kanë kërcënuar duke iu sulur gardianëve. Më pas nën presionin e thikës i morën armët dhe celularët dhe i mbyllën brenda qelisë.
Ndërkohë, në katin e pare ata kërcënuan një tjetër polic që ndodhej në makinën e transferimit, duke i marrë makinën dhe u drejtuan në hyrjen e burgut ku përsëri kërcënuan me armë rojen. Sipas policisë, të arratisurit e braktisën makinën që kishin marrë disa metra larg burgut.