Ergys Kaçe ka 6 muaj kohë për të treguar vlerat e tij dhe për ta bindur klubin e Panathinaikos që të blejë përfundimisht kartonin e tij. Ekipi i njohur grek ka bërë zyrtar sot pasdite transferimin e mesfushorit shqiptar, i cili nuk gjente më hapësira te skuadra e PAOK. Klubi bëri të diotur nëpërmjet një njoftimi në faqen e tij të internetit se Kaçe i bashkohej kësaj skuadre në formën e huazimit deri në fund të sezonit, ndërsa më pas do të vendosej nëse do të blihej kartoni i tij apo jo nga PAOK.
Mediat greke kanë bërë të ditur që në mëngjes së mesfushori i përfaqësueses shqiptare kishte udhëtuar drejt Athinës për të negociuar kushtet e kontratës së tij me gjigandët grekë, pasi dështoi transferimi në Qipro, te APOEL. Te Panathinaikos, Kaçe do të ketë mundësinë të luajë rregullisht dhe të ringjallë karrierën e tij.