Letër publike presidentit të Republikës, zotit Ilir Meta
I nderuar zoti president i Republikës,
E konsideroj përgjegjësi intelektuale t’Ju drejtohem me këtë komunikim publik, pasi po ve re me shqetësim se zhvillimet e fundit në marrëdhëniet shqiptaro-greke po shenojnë një gropë të pazokontë pasigurie, frike dhe kërcenimi në kurbën e problematikës së respektimit të të drejtave kombëtare e të njeriut të Minoritetit Etnik Grek (MEG) në Shqipëri deri dhe të vet egzistencës së tij në trojet e veta. Dhe nuk do të që nëvoja t’ju drejtohesha Juve Zoti President, apo dhe homologut Tuaj grek, nëse do ta evidentoja problemin vetëm tek faktori ekstremist nga të dy anët.
Referenca parimore se Minoriteti Etnik Grek në Shqipëri përbën një faktor të rendësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, rezulton të jetë shndërruar në një mundësi pengmarrjeje të këtij minoriteti, e shfaqur rendom nëpërmjet klimës negative apo dhe pozitive të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë. (Kur marrëdhëniet midis tyre nuk janë pozitive provohet se të drejtat e minoritetit nuk respektohen dhe kur këto marrëdhënie “shkojnë mirë”, atëherë për këto të drejta ose nuk flitet, faktikisht harrohen, ose deklarohet se respektohen.)
Kohët e fundit, është fakt se MEG është kthyer në objekt presioni të drejtëpërdrejtë i antihelenizmit në rritje në Shqipëri, shfaqur si nacionalizëm, në funksion të idesë së kombit të paafirmuar plotësisht për shkak të interesave të huaja. Me ngarkesa me negative dhe në funksion të kësaj ideje është ofensiva në plan medjatik, bibliografik dhe politik për të riparë politikisht historinë e aferme midis dy vendeve dhe për të rivlerësuar historinë e largët midis dy popujve. Kërkesa për rivlerësim të historisë së largët, jo vetëm merr si të vërteta të paverifikueshme konkluzionet romantike të shek. XIX të kultivuesve të ndërgjegjës kombëtare shqiptare, të servirura me së shumti bujarisht nga dijetarë dhe ideologë grek të kohës si mjet bashkimi me shqiptarët kundër pushtimit otoman, por shndërrohen tanimë në teza përvetësuese të kulturës greke që nga lashtësia dhe përdoren si ushqim për nacionalizmin antihelen në Shqipëri.
Akoma më i drejtëpërdrejtë bëhet ky presion ndaj integritetit të MEG nga përpjekja që manifestohet në disa qarqe opinionbërëse në vend, të cilët synojnë të konstruktojnë në mënyrë të njëanshme, të shtrembëruar, të pavertetë dhe jashtë çdo kuadri historik dhe ligjesie zhvillimi, por në funksion të aktualitetit antihelen, historinë e grekëve në trojet e tyre pas formimit të shtetit shqiptar. Kjo frymë, e shfaqur si frikë e shumicës nga pakica, jo vetëm kërkon të deligjimitojë dhe ta shvesh MEG nga historia e tij, nga personalitetet dhe heromnjtë e tij, nga memorja etnokulturore, por kërkon të ushqejë me të nacionalizmin antihelen në Shqipëri duke nxitur urrejtjen etnike të shumicës ndaj pakicës, (flet shumë qartë incidenti i djeshëm në Krane, i cili ndodhi vetëm disa orë pas një dokumentari televiziv në Tiranë po me këtë temë), të rrezojë urrat e komunikimit midis popujve dhe të vejë në dyshim të ardhmën paqësore dhe në miqësi të tyre.
Me këtë rast nuk mund të mos shpreh shqetësimin tim se është hëra e parë që kemi një situatë atakuese të marrëdhënieve midis dy vendeve në shumë plane dhe po për herë të parë konstatohet me dhimbje se ky atakim po përfshin, në një masë të madhe dhe popullin shqiptar, duke i bërë nxitesit e kësaj situate të ferkojnë duart se shpresojne se adresojnë popullin shqiptar në një retorike fitimtari para një përplasjeje të madhe. (!)
Kuptohet, ky kendveshtrim nuk lë pa atakuar dhe qarqe ekstreme në Greqi, të cilët kërkojnë të drejtat e minoritetit me ide dhe dhe realitete fikse të së kaluarës, të cilat marrin serish peng komunitetin e MEG. Duke i parë ekstremistët grekë si pjesë kompletare të palës respektive shqiptare, shtojnë me shumë frikën dhe pasigurinë në radhët e MEG, por pse jo dhe tek emigrantët shqiptarë në Greqi. Ndërsa, duke u mbështetur tek deklarimet Tuaja, ata mund të prodhojnë më shumë situata provokuese dhe destabilizuese.
Këtu, nuk mund të mos nënvizojmë një dallim që e bën më legjitim shqetësimin tonë. Këto fenomene në Shqipëri, ndryshe nga Greqia, kanë fituar a priori të drejtën e qytetarisë deri në atë shkallë saqë që i imponohen edhe strukturave nga më serioze shtetërore, civile dhe publike. Aktivizohen me pretendimin se i shtojnë vlerë “patriotizmit” shqiptar, individë që abuzojnë me titujt akademikë, me të drejtën e të qenit gazetar etj. Shpesh politika u referohet këtyre “ndjeshmerive” në qëndrimet që mban me Greqinë, ose i ushqen ato për të patur argumentitn e duhur në marrëdhëniet me fqinjet.
Zoti president!
Historia midis dy popujve tanë është e ndërthurur. Kur lëxohet veçmas dhe nuk kihet parasysh përspektiva evropiane, përvoja e popujve të përparuar, kur nuk ka vullnet për të prodhuar vlera të reja, për bashkejetesë dhe përparim, ajo ndërlikohet dhe komplikohet dhe të mban me kokë të kthyer pas, të mban peng të së kaluarës së panevojshme dhe penguese për të ardhmen.
Kur lëxohet dhe shkruhet bashkë, me vullnet për të ecur përpara dhe për të gjetur zgjidhjet e së kaluarës në të ardhmën e përbashkët, në të ardhmën e gjerave që na bashkojnë, atëherë kjo histori prodhon energji zhvillimi dhe përparimi të përbashkët.
Minoriteti Etnik Grek në bashkëjetesën me popullin shqiptar ka ndjekur pikërisht këtë rrugë. Ia ka besuar harrësës historike ngjarjet e frikshme të shkatërrimeve dhe shfarosjeve masive të fillim shekullit XX, të shkaktuara nga shqiptarë në emër të P. Otomane. Mbi 15 mijë njerëz u masakruan dhe u përdoqën dhe mbi 25 fshatra me banorë grekë u dogjën vetëm gjatë kalimit të vullnetarëve shqiptarë në ndihme të forcave turke në Janinë. Çetën e Ç. Topullit, MEG nuk e kujtoi kurrë si zjarrëvenëse të shkollave greke në të dy anë e kufirit të sotëm, por si mundësi për të shpetuar nga zgjedha turke. Minoriteti e çliroi vetën nga realiteti i persekucionit masiv, asimilues dhe gjithëplanesh i shtetit shqiptar i periudhës midis dy luftrave, sidomos me mbretin Zog. Dhe e bëri këtë për të parë, luftuar e shpresuar tek e ardhmja e përbashkët me popullin shqiptar. Por fatkeqësisht për të. Në burgjet e sistemit komunist gjuha greke konkuronte bindshëm shqipen dhe vuajtjet vinin për shkak të identitetit. Sistemi komunist përndoqi dhe zhduku njësoj, si kundërshtarët e tij, antikomunist si V. Shahinin e Th. Lolin, ashtu edhe përkrahësit e tij komunist që nuk hoqën dorë nga integriteti etnokulturor grek, si L. Talon apo M Jorgjin.
Mëgjithë zhgënjimin historik, komuniteti i MEG ishte në skalionin e parë të procesëve demokratike në vend të viteve 1990-91. Pavarësisht problemeve që kishte me respektimin e të drejtave të tij nga shteti, ai kurrë nuk u bë pengesënë proceset integruese të vendit në strukturat evropiane e perendimore, ashtu si kurrë ndonjëherë nuk i ka shkaktuar ndonjë problem shtetit shqiptar dhe shqiptarëve, përkundrazi.
Por, të përdorësh këto vlera si dobësi të tij, të lëjohen disa qarqe madje dhe struktura shtetërore, të përdorin ngjarjet historike që shenjuan historinë e tij apo dhe emra individesh që e nderuan atë, si mjet presioni ndaj tyre, në emër të frikës së shumicës nga pakica, kjo nuk mund të tolerohet.
Ka, i nderuar Zoti President dhe realitete të tjera që tregojnë pengëmarrjen e integritetit etnokulturor të këtij Minoriteti.
Përmendim këtu fiktivitetin i përformancës zbatuese ligjore, deri në kufinjtë e propagadës, siç është së fundi dhe ligji për minoritetet. Lidhet kjo me mentalitetin e shumicës se për nivelin e respektimit të të drejtave në lidhje me identitetin etnik, kulturor apo dhe historik të MEG, e di dhe vendos shumica dhe jo i zoti, minoriteti. Shumica merr përsipër të përcaktoj nivelin e respektimit të të drejtave të tij, të caktojë heronjtë dhe ngjarjet e tij historike etj. Në bazë të kësaj logjike, është minoritar i mirë dhe i pranueshëm nga shumica vetëm ai që pranon dhe tejkalon atë. Kjo në praktikën e përditshme do të thotë se, presioni i shtuar në këtë drejtim dhe nëvoja për mbijetesë, e detyron MEG të heq dorë nga ato të drejta që garantojnë dinjitetin dhe plotmerinë e identitetit të tij etnokulturor, si edhe të drejtën e manifestimit të këtij identiteti.
Produkt i skajshëm i kësaj logjike janë përfaqësuesit politikë të MEG për aq kohë sa ata përzgjidhen nga partitë e shumicës në raport me qeverisjen, dhe kur mbijetesën e tyre politike ata do ta shikojnë në raport me interesat e shumicës në lidhje me respektimin e të drejtave të MEG.
Shprehje e kësaj varësie vasale është heshtja dhe për më keq lëshimet, e këtyre përfaqësuesve politikë të MEG ndaj grabitjes së pronave të tij nga përfaqësues të shumicës, të cilët me ndihmën e strukutrave shtetërore, u bënë pronarë duke abuzuar dhe me legjislacionin e P. Otomane për tokën, legjislacion i cili nuk u nihte sherbetorëve të saj të drejtën e pronësisë mbi tokën, por vetëm të drejtën e përdorimit (!) Me siguri, ky fenomen, që po na sjell në një stad më të avancuar statusin pronësor e shoqëror të P. Otomane, është një problem mbarë shqiptar, por për MEG ky fenomen, i alternuar me ofensiven për blerjen e tokës bujqësore me para të pista, nënkupton eliminimin e tij ekonomik dhe jo vetëm.
E ndihmon këtë proces dhe migrimi masiv i anëtarëve të MEG, por e rrezikon hapur shtimi demografik i shumicës në zonat me popullsi kombakte minoritare greke.
Zoti president,
Unë e shikoj me shumë dhimbje antkhin e deklaruar të bashkëkombasve të mi që shikojnë një ditë pasuritë e tyre ne duart e anëtarëve të shumicës. Nuk mund ta shikoj me pasivitet faktin që gjithnjë e më shumë në komunikimet midis tyre përdoret termi “ata” për shqiptarët. Por më shumë shikoj me shqetësim se një situatë e tillë, prodhon reaksion, reagime të pakontrolluara, që fatkeqësisht na venë…. përballë!
Ndaj besoj se është në dorën e gjithsecilit që mendon dhe aspiron vërtet vlerat e Perendimit, të kontribuojë për mosprecipitimin e situatës, por për shendoshjen e saj.
Duke Ju falenderuar për mierkuptimin
Prof. Asoc. Panajot Barka
Për gazeten TemA