Antoneta Myrtaj, e cila u dhunua me sqepar nga bashkëshorti i saj Ferik Myrtaj, ka frikë për jetën e saj. 56-vjeçarja nga Memaliaj është shprehur se ka frikë se mos bashkëshorti i saj do ta vrasë.
Duke folur për Ora News, ajo tregoi tmerrin e përjetuar duke shtuar se ishin kalimtarët që e shpëtuan nga dhuna e 65 vjeçarit, i cili kishte pirë. “Ai kishte pirë. Më kanë shpëtuar kalimtarët. Kisha frikë. Ju luta që të mos më qëllonte. Kam frikë se do më vrasë,”-rrëfen Antoneta.
Çifi i bashkëshortëve kishin 35 vite martesë dhe janë prindër të 3 vajzave. “Kam 3 vajza dhe ato më thanë se ai është penduar. Jam konfuze, akoma nuk di se si të veproj ta fal apo ta lë në burg. Në rini më rrihte por e duroja por kjo e deshmja ishte e patolerueshme. Familja e burrit janë shumë fukarenj,”-tha gruaja.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:00 për motive të dobta. Gruaja ndodhet në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka marrë 3 faktura në kokë dhe 2 në këmbë.