Një stuhi dimërorë e quajtur “Cikloni bombë” ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale e ndërprerje të energjisë elektrike në SHBA. Në fotografinë e realizuar nga Alba Vigaray/EPA, shihen këmbësorët në rrugët e New Yok-ut, ndërsa ecin me vështirësi në një gjendje të tillë, ku pritet që bora të bie deri në 20 centimetra.
Moti i ftohtë ka përfshirë vendin, pas stuhive të borës, që ka shkaktuar ndryshime meteorologjike, duke përfshirë edhe “ciklonet bombë “, kurse shteti i Floridës pas tre dekadave është mbuluar nga bora.
Deri më tani 17 persona kanë humbur jetën si pasojë dhe rreth 4000 fluturime u anuluan të enjten ndërsa dëbora mbuloi shumë qytete në veri lindje të SHBA-së dhe Kanadasë lindore.
Stuhia parashikohet të vazhdojë të godasë Amerikën Veriore lindore gjatë fundjavës ndërsa temperaturat do ulen edhe më tepër. Ekspertët paralajmërojnë se shumë zona të SHBA-së mund të regjistrojnë temperaturat e tyre më të ulëta ndonjëherë në fundjavë.
Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA bëri të ditur se reshjet e dendura të dëborës do të përhapen në veri, në New Hampshire dhe në pjesën jugore dhe qendrore që herët të premten.