Pamje që të kallin frikën. Si nuk duhet të restaurohen kalldrëmet e Gjirokastrës (FOTO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Restaurimi i kalldrëmeve në Pazarin e Gjirokastrës ka krijuar konfuzion tek qytetarët. Frika e të gjithve është se mos ndoshta rrugët simbol i qytetit të gurtë nuk do të jenë si më parë. Për këtë ata sjellin gjithnjë si shembull të keq kalldrëmin e lagjes ‘Varrosh’, punime që u tenderuan në kohën kur bashkia drejtohej nga Flamur Bime, por që cilësia ishte skandaloze.

Megjithatë po të kërkosh ka edhe shembuj të tjerë më të afërt. Në nëntor të vitit 2018 Argjirolajm.net solli në vëmendje rrugën që të çon tek ‘Kodra e Rilindasve’. Bashkia Gjirokastër shpenzoi 99 milionë lekë për këtë investim.

Por pa mbushur vitin rrugët u shkatërruan. Kalldrëmet e reja nuk i rezistuan as shirave të dimrit të parë.  Shpërdorimi i fondeve nëpër tendera për punime ‘shkel e shko’ është një histori e vjetër në Shqipëri, madje në shumë raste kemi thjesht investime në letër, ndërsa paratë kanë përfunduar në xhepat e ministrave, deputetëve, kryebashkiakëve apo zyrtarëve të tjerë.

A do të kenë të njëjtin fat edhe rrugët e kalldrëmta në Pazarin e Gjirokastrës? Përfaqësuesit e firmës që kryen punimet kanë dhënë garanci për cilësi të lartë. Megjithatë mbetet të presim përfundimin e punimeve.

©argjirolajm.net