Një episod i veçantë ndodhi në minutën e 18 të ndeshjes finale të Ligës së Kampioneve. Pavarësisht masave të sigurisë shumë të larta, një tifoze u fut në fushë duke kapërcyer rrethimin e stjuardëve të shumte të vendosur para tribunave të mbështetësve të dy skuadrave në Madrid.
Biondja, e veshur me një kostum banje ia doli që të mbërrinte deri në mesin e fushës, duke detyruar gjyqtarin të ndalte sfidën, ndërsa lojtarët shihni të habitur se çfarë po ndodhte.
Tifozja në fjalë u rrethua nga stjuardët, por ajo në ato momente tentoi të zhvishej në fushë dhe vetëm ndërhyrja e tyre ia pengoi një gjë të tillë… plotësisht.