Pala greke bllokon kufirin në Kakavijë, 3 km radhë pritje. Ja shpjegimi që japin


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Prej pak minutash është bllokuar kalimi drejt Greqisë përmes pikës së Kakavijës. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se problemet janë shfaqur nga pala greke në doganë, e cila pretendon që ka një anomali në sistemin kompjuterik të të dhënave. Ndërkohë radha e automjeteve që presin për t’u futur në shtetin grek është rreth 3 km. Kjo nuk është hera e parë që pala greke bllokon kalimin, duke nxjerr pretendim defektet në sistemin e të dhënave. Nga pala shqiptare deri më tani s’ka një komunikim zyrtar për këtë situatë.

©ArgjiroLajm.net