Një 34-vjeçar nga Mashkullora është arrestuar nga policia e Fierit pasi drejtonte makinën pa patentë dhe nuk iu bind urdhërit të patrullës policore për të ndaluar. Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është shtetasi me inicialet H.B
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Rotondo e Sheqit” Fier është kapur nga patrulla e policisë duke drejtuar mjetin tip Benz, pa leje drejtimi.
Ky shtetas nuk i kishte qëndruar patrullës së policisë rrugore në aksin rrugor Lushnjë–Fier dhe më pas u bë i mundur ndalimi i tij në vendin e quajtur “Rotondo e Sheqit” Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” , thuhet në njoftimin e policisë.