Orët e fundit të merkatos, në Gjirokastër pritet sulmuesi që do të zëvendësojë Abazajn


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Luftëtari ka vuajtur shumë në vijën e parë, sidomos nga largimi i Kristal Abazajt. Bluzinjtë e kanë nisur në mënyrën më të keqe të mundshme këtë sezon, madje janë mundur në fushën e tyre nga Kastriotit dhe fundjavën e shkuar dështuan edhe në Laç. 

Bëhet fjalë për sulmuesin Ismail Dunga, sulmuesi nga Kenia që ka luajtur edhe me Kombëtaren e shtetit të tij, një njohje e trajnerit të skuadrës bluzi, sllovenit Milos Kostiç, pasi të dy kanë qenë pjesë e skuadrës greke Aharnaikos. Madje, në atë periudhë sulmuesi kenian ka qenë në formën e vete më të mirë.

Siç bëhet e ditur nga shtypi kenian, bisedimet kanë avancuar, madje drejtuesit bluzinj kanë konfirmuar bisedimet dhe presin që sot ta zyrtarizojnë sulmuesin që më parë ka luajtur në Kenia, Afrikën e Jugut, Zambia dhe Marok, krahas Greqisë.

25-vjeçari që luan si sulmues “pykë” pritet që të mbërrijë në Gjirokastër, madje klubi e ka edhe në listën e federimeve si bëhet e ditur.