Opozita vendos sot për protestën e radhës


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

“Opozita e Bashkuar” ka nisur përgatitjet për protestën e ardhshme kombëtare, e nënta radhazi. Mësohet se këtë të premte do të vendoset data e protestës, pas një pauze dy javore.

Në këtë funksion, në orën 12:00 Basha ka thirrur aleatët e koalicionit opozitar në një takim në selinë blu. Ndërsa në orën 18:00, kryedemokrati ka njoftuar mbledhjen e kryesisë së PD dhe ish-grupin parlamentar.

Protesta e fundit kombëtare ishte ajo e tetë qershorit, e cila kaloi pa incidente, pasi presidenti Ilir Meta çdekretoi 30 qershorin si datë për zgjedhjet vendore.