Pas më shumë se 3 orë para Kryeministrisë, situata është tensionuar përpara Parlamentit, ku protestuesit janë përplasur me policinë. Kjo e fundit ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Ende nuk është e qartë se si do të vijojë protesta e opozitës. Para Parlamentit ndodhet edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.