Kryeministri Edi Rama do të jetë këtë fundjave në Jug të vendit ku do të zhvillojë takime në kuadër të fushatës elektorale në Ksamil, Butrint, Sarandë e Delvinë.
Ndërsa mbrëmjen e sotme Rama do të marrë pjesë në koncertin e Carla Brunit në qytetin antik të Butrintit. Siç duket nga video, kryeministri ka zgjedhur të udhëtojë me helikopter.
Helikopteri me kryeministrin në bord është ulur në zonën e Kepit të Merlit. Ndërkohë që një helikopter tjetër vëzhgon zonën.
Forca të shumta policia kanë rrethuar Ksamilin për të evituar ndonjë përplasje të mundshme të shefit të qeverisë me mbështetës të opozitës./Faxnews/