Opozita me një kandidat të ‘gjelbër’ për Bashkinë Memaliaj? (FOTO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Në zgjedhjet parlamentare të dy viteve më parë PS mori në Memaliaj një rezultat spektakolar nën drejtimin e kandidatit Laert Duraj. Pavarësisht kësaj opozita duket se nuk po tenton ta fitojë këtë bashki me një figurë të re, por do të rikthehet tek Lulzim Meçi, i e cili ka qenë më parë kryebashkiak i Memaliajt. Kësaj radhe gjasat janë që Meçi të kandidojë si i përfaqësues i Partisë Agrare Ambientaliste të Agron Dukës. PD deri më tani s’ka një alternativë tjetër më të mirë për Memaliajn dhe do të pranojë propozimin e Dukës.

Kujtojmë që Lulzim Meçi ishte parashikuar të kandidonte për deputet nën siglën e PAA-së në zgjedhjet e qershorit 2017, por ngeli jashtë listave pas marrëveshjes Rama-Basha. Ai ka një raport të afërt dhe miqësor me Agron Dukën. Ndërkohë një vit më parë Meçi votoi edhe në emër të ekipit të Memaliajt në zgjedhjet për president të FSHF-së.

Sidoqoftë deri më tani s’ka asgjë zyrtare për kandidaturat. Agron Duka ka paralajmëruar se partia e tij do të hyjë në zgjedhje edhe nëse PD vendosë t’i bojkotojë ato. Se sa mundësi do të këtë Lulzim Meçi të fitojë Bashkinë Memaliaj edhe kjo mbetet për t’u parë.

©argjirolajm.net