Nesër në orën 10:00 oficerë të policisë bashkiake në Gjirokastër, me urdhër të Zamira Ramit, do të shkojnë në pallatin e sportit për të kërkuar nga KZAZ-ja lirimin e ambienteve publike pasi sipas kryebashkiakes nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor meqë Ilir Meta bëri çdekretim të kësaj date.
Ajo që është e panjohur dhe mbetet për t’u parë, është se deri ku do të shkojë kjo ndërhyrje e policisë bashkiake dhe militantëve të opozitës?
A do të kemi konfrontim dhe dhunim të KZAZ-së sikundër pati në Shkodër apo Tropojë? Mësohet se bashkë me policinë bashkiake të Zamira Ramit do të jetë edhe ish- deputeti i PD-së, Tritan Shehu me Dasho Alikon dhe me grupin e militantëve të opozitës.
©argjiroja.net