Operacion në mesnatë, kapet 1.5 kg heroinë në Kakavijë. Ja kush është i arrestuari

1.5 kg drogë është kapur mesnatën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës nga policia dhe autoritetet doganore. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se droga është e llojit heroinë. Personi i arrestuar si poseduesi i saj është 37-vjeçari Elton Ferko nga Fieri. Burimet shtojnë më tej se ai e kishte fshehur drogën pjesërisht në çantë dhe pjesërisht në trup. 1 kg heroinë e mbante të fsheshur poshtë rrobave të trupit, 0.5 kg i kishte fshehur në çantën e dorës. 37-vjeçari udhëtonte me autobusin e linjës Tiranë-Athinë. Ai është pikasur nga policia gjatë kontrollit në pikën e daljes pasi kishte vulosur pasaportën. Pritet që Policia e Gjirokastrës të japë më shumë detaje rreth këtij rasti. ©ArgjiroLajm.net 

Leave a Reply

Your email address will not be published.