• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

VIDEO/ Operacion masiv në Gjirokastër, 11 të ndaluar, 4 në kërkim (Detajet)

09/11/2019
VIDEO/ Operacion masiv në Gjirokastër, 11 të ndaluar, 4 në kërkim (Detajet)

Një operacion i gjerë antikanabis është zhvilluar në një hark kohor prej gjashtë muajsh në të gjithë qarkun e Gjirokastrës.

Sipas uniformave blu, gjatë gjithë kohëzgjatjes së zhvillimit të operacionit janë proceduar penalisht 25 shtetas, nga të cilët: 11 të arrestuar në flagrancë, 5 të ndaluar, 4 të shpallur në kërkim dhe 5 të proceduar në gjëndje të lirë.

Po ashtu, burimet zyrtare bëjnë të ditur se nga kontrollet e ushtruara gjatë zhvillimit të operacionit është kapur dhe një shtetas i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Fier për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Si rezultat i hetimeve 6 mujore, rezultoi se një grup i mirëorganizuar personash, nga gjithë territori i Qarkut Gjirokastër kryenin veprimtari kriminale në drejtim të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Gjatë finalizimit të operacionit më datë 8 dhe 9 nëntor 2019 janë ekzekutuar 5 urdhëra ndalimi për shtetasit:

– B.S., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, për “Kultivim i bimëve narkotike”.(Në rolin e organizatorit dhe financuesit, pasi siguronte farat e bimëve narkotike.);

– E.Sh., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, për “Kultivim i bimëve narkotike”;

– B.K., 34 vjeç dhe K.K., 33 vjeç, banues në fshatin Gusmar në Tepelenë, për “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”;

– T.D., 35 vjeç, banues në fshatin Bënçë, Tepelenë, për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Ndërsa për katër shtetas të tjerë për të cilët kishte urdhër ndalimi konkretisht për shtetasit E.K., Gj.B., E.T., dhe J.S. gjatë operacionit nuk u gjetën në banesa dhe u shpallën në kërkim, ku po vijon puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu po në kuadër të operacionit janë proceduar në gjendje të lirë për “Moskallëzim krimi” shtetasit: F.B., A.D., V.L., D.T., dhe G.E.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe policore të kryera në vazhdimësi dhe në mënyrë të pandërprerë në kuadër të operacionit policor “Trekëndëshi”, prej muajit maj dhe deri në nëntor janë arrestuar në flagrancë edhe 11 shtetas të tjerë:

– Në datën 24.05.2019 u arrestuan shtetasit R. R., dhe I.M., banues në fshatin Picar, Gjirokastër. Këta shtetas janë kapur në flagrancë, duke tentuar të kultivonin bimë narkotike;

– Në datën 24.07.2019 u arrestuan për “Kultivim i bimëve narkotike” shtetasit N.Sh., M.Sh., Xh.M. dhe E.M., banues në Përmet;

– Në datën 28.07.2019 u arrestuan në flagrancë për “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” shtetasit S.B., A.B., dhe P.B;

– Në datën 08.11.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi M.E., për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”;

– Në datën 09.11.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi F. T., për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Gjithashtu gjatë zhvillimit të operacionit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, si rezultat i kontrolleve të kryera u kap shtetasi i shpallur në kërkim A.P., banues në Durrës, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Pirro Vengu nga Gjirokastra: Toka është si sfungjer, rreziku s’ka kaluar!
Kryesore

Pirro Vengu nga Gjirokastra: Toka është si sfungjer, rreziku s’ka kaluar!

21/11/2025
“Kushte të papranueshme trajtimi dhe sigurie”, Ministri i Drejtësisë flet për mbylljen e burgut të Bënçës: Punonjësit ngelen në sistem, garantohet transport falas (FOTO)
Kryesore

“Kushte të papranueshme trajtimi dhe sigurie”, Ministri i Drejtësisë flet për mbylljen e burgut të Bënçës: Punonjësit ngelen në sistem, garantohet transport falas (FOTO)

21/11/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Po bënin gati dozat me drogë për shitje, 3 të arrestuar në Vlorë e Sarandë

21/11/2025
Rrahën të riun dhe i dëmtuan makinën me shkopa bejsbolli, 3 të arrestuar në Konispol
Kryesore

Rrahën të riun dhe i dëmtuan makinën me shkopa bejsbolli, 3 të arrestuar në Konispol

21/11/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Rama për Ballukun: S’do ketë ndryshime derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese. Pezullimi, akt brutal, ndërhyrjeje në pushtetin ekzekutiv

21/11/2025
Balluku merr drejtimin e Fierit: Nga sot nis një sfidë e re!
Kryesore

Belinda Balluku nesër në Gjykatën e Posame

21/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bullizimet ndaj Elijonës, Alba akuzon produksionin: Dal nga shtëpia tani! Më sillni arushin

Bullizimet ndaj Elijonës, Alba akuzon produksionin: Dal nga shtëpia tani! Më sillni arushin

22/11/2025
Kanye West trondit rrjetin: Pendimi im më i madh? Që mora pjesë në jetë

Kanye West trondit rrjetin: Pendimi im më i madh? Që mora pjesë në jetë

22/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al