Policia greke ka zhvilluar një operacion antidrogë nga ku janë arrestuar dy persona. Një shqiptar 35 vjeçar, në shtëpinë e të cilit policia ka sekuestruar 50.4 gramë heroinë e pastër, si dhe 1 kg e gjysëm kanabis. Gjatë aksionit të ndodhur në Rodos të shtetit fqinj është arrestuar dhe një 50 vjeçar grek.
Shqiptari i arrestuar nuk ishte i panjohur për policinë greke, pasi ka qenë i dënuar me 4 vite burg. Mediat greke njoftojnë se hetimet për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë vazhdojnë