“Programi i Ministrisë së Kulturës “Rrugët e Besimit” sjell këtë verë 8 destinacione të reja turistike të objekteve të kultit, me histori dhe vlera të veçanta, ndërsa janë hapur 10 kantiere të reja restaurimi në trashëgimi, jo vetëm për t’i shpëtuar si trashëgimi kulturore, por edhe për t’i kthyer në itinerare turistike. Detyra jonë është të krijojmë itinerare dhe t’i bëjmë të vizitueshme”- shprehet Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Por cilat janë këto itinerare të reja? Sipas kalendarit të publikuar nga Ministria e Kulturës mësojmë se bëhet fjalë për:
Kisha “Fjetja e Shën Mërisë”, Labovë e Kryqit; Kisha e Kosinës , Kosinë, Përmet; Kisha e Sopikut, Pogon; Kisha e Shën Kollit, Voskopojë; Kisha e Shën Mërisë, Voskopojë;
Kisha e Shën Ilias, Voskopojë; Manastiri i Shën Prodhomit, Voskopojë; Kisha e Shën Spiridhonit, Vuno, Himarë; Kisha “Shën Thanasi” Karavasta, Lushnjë.
© ArgjiroLajm.net