“O Hasan, bëju zile se i zuri gjumi”, tifozët protagonistë në Gjirokastër

Ndeshjen e djeshme e kanë ndjekur rreth 800 tifozë vendës, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe 10 ultras të Lushnjës. “Për ne fanella, për ju leku”, ishte mesazhi i tyre, ndërkohë që nuk reshtën së mbështeturi për asnjë moment skuadrën e tyre të zemrës.

Ndërkohë që ishte shumë e vështirë të gjeje zyrtarë të Lushnjës në tribunën VIP, pasi ata mungonin. Ndërkohë që nuk kanë munguar drejtuesit më të lartë të Luftëtarit.

Teksa minutat kalonin, nga sportdashësit gjirokastritë dëgjoheshin thirrjet “Bëni gol me hak ndaj Lushnjës” pasi në Gjirokastër barazimi i fundit ndaj Lushnjës u konsiderua si zhgënjim.

“O Mone, dil ti godit topin, mos e lër Pepën të godasë”, është ky mesazhi i Ilir Gjylës, pas minutës së 57-të të takimit.

Në një kohë që Luftëtari kërkonte golin e sigurisë, nga të pranishmit do të vinte sinjali: “O Hasan bëju ndonjë zile këtyre se i zuri gjumi”.

Kur kishin kaluar me shumë se 75′ dhe lushnjarët ishin në kërkim të golit të barazimit, gardiani Spaho i drejtohet anësorit Lamaj: “Çfarë bën?”

Në momentin e ndërprerjes së sfidës për arsye të lëndimit të një prej futbollistëve miq ka kohë që Liçaj dhe Lika të përqafohen mes njëri-tjetrin, duke hedhur pas krahëve aludimin e një përplasjeje indirekte në fushën e lojës.

luftetari lushnja

abeb1a15-7d94-47a3-9bd3-771390f64348-1