Në muajin mars të këtij viti teksa Edi Rama ishte në Roskovec, bënë xhiron e mediave deklaratat e tij se aty kishte gjetur Toskanën shqiptare. Pasi doli nga kisha e restauruar e Shën Kollit, Rama iu drejtua kryebashkiakut të Fierit me fjalët:
“Kjo është Toskana, Armando, kjo është Toskana, këtu bëhet agroturizëm. Këtu është një kryevepër more djalë. Këtu është një mrekulli. Kjo është komplet Toskanë, duhet pak zhvillim në filllim pastaj të vijnë vet rrrrr”, tha Rama teksa shihte pamjen.
Krahasimi që ai bëri me Toskanën është rimarrë edhe nga Bashkia Tepelenë. Në një postim në faqen në Facebook ku njoftohet lyerja e disa fasadave, thuhet se ngjyrat e reja që kanë marrë pallatet të krijojnë efektet e një Toskane të vogël. Pra, Bashkia Tepelenë e shikon Toskanën në disa fasada pallatesh, ndonëse vetë krahina e madhe në Italinë qëndrore njihet më së shumti për fushat, kodrat dhe plantacionet përrallore me vreshtari për prodhimin e verës, por edhe për resurse të tjera natyrore.
Shumë dakord me faktin që Tepelena ka ndryshuar jashtë mase vitet e fundit, por ta krahasosh me Toskanën vetëm sepse u gjet llaç e bojë për fasadat e disa pallateve të kohës së komunizmit, është më shumë se ekzagjeruar. Shihni postimin në faqen e Bashkisë.
©argjiroja.net