Deputetët e rinj të Partisë Socialiste ndodhen këtë fundjavë në qytetin e Pogradecit, ku po marrin pjesë në një trajnim nga eskpertë të huaj. Trajnimi nisi një ditë më parë me ekspertë të fondacionit gjerman ‘Friedrich Ebert’ dhe do të vijojë gjatë ditës së sotme me ekspertë të tjerë amerikan.
Mes tyre ndodhen edhe dy deputetët e qarkut Gjirokastër, Bledi Cuci dhe Flamur Golemi, prandaj ata munguan një ditë më parë në ceremoninë e prezantimit të prefektit të ri të qarkut, Astrit Aliaj, si dhe mungojnë sot në takimet e ministrave Ditmir Bushati e Mirela Kumbaro në Gjirokastër.
Të parët që po i nënshtrohen trajnimit janë 37 deputetët e rinj të PS-së, ndërsa në javët e ardhshme do të ketë trajnim edhe grupet e tjera parlamentare. I pranishëm në Pogradec është edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
©ArgjiroLajm.net