Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dalë nga banesa e tij, ndërsa gazetarëve që ndodheshin aty për të raportuar u ka thënë shkurtimisht frazën e njohur që Rama përdori në Parlament kur sapo kishte marrë detyrën si Kryeministër i Shqipërisë.
‘Nuk keni parë gjë akoma’, tha Tahiri shkurtimisht. Nuk dihet se për ku ishte drejtuar ish-ministri i Brendshëm.
Më herët gjatë ditës Prokuroria kërkoi autorizim nga Kuvendi për arrestimin e tij.