• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk ka Zot dhe as jetë pas vdekjes, mos mbani iluzione të kota. Trondit libri i shkencëtarit Stephen Hawking

17/10/2018
Nuk ka Zot dhe as jetë pas vdekjes, mos mbani iluzione të kota. Trondit libri i shkencëtarit Stephen Hawking

“Zoti nuk ekziston, ka forma të tjera jete krahas asaj në Tokë dhe udhëtimi në kohë është i mundur”. Këto janë disa nga përfundimet e shkencëtarit Stephen Hawking në librin që ai ka shkruar pak para vdekjes.

“Nuk ka një qenie të mbinatyrshme që ka krijuar universin dhe fatin tonë nuk e drejton askush. Kjo më ka çuar mua në një përfundim të thellë: me shumë gjasa nuk ka Zot dhe as jetë pas vdekjes.

Mendoj se besimi te jeta e përtejme është thjesht dëshirë për të besuar se ka të tillë”, thuhet në librin e fizikanit. Libri i Hawking “Përgjigje të shkurtra për pyetje të mëdha: Nuk ka Zot, universin nuk e drejton askush”, doli në treg të martën.

“Për shekuj me radhë, besohej se njerëzit me aftësi të kufizuara ishin të mallkuar nga Perëndia. Më pëlqen të mendoj se gjithçka mund të shpjegohet në një mënyrë tjetër, nëpërmjet ligjeve të natyrës”, thotë Hawking në libër.

Profesori 76-vjeçar i fizikës teorike në Universitetin e Kembrixhit ka vuajtur për shumë vite nga skleroza laterale e atrofizuar (SLA), e cila e la në karrige me rrota dhe i hoqi mundësinë për të folur përgjatë pjesës më të madhe të jetës.

Ai u nda nga jeta në mars të këtij viti, duke hedhur poshtë parashikimet që mjekët i bënë në moshën 21 vjeç kur diagnostikuan sëmundjen, e cila sipas tyre nuk i jepte jetë përtej moshës 25-vjeçare. Libri i tij mbeti përgjysmë dhe kolegët e familjarët hapën arkivat e tij personale për ta përfunduar. Në lidhje me ekzistencën e jashtëtokësorëve, Hawking është i qartë.

“Ka forma të tjera të jetës inteligjente. Ne duhet të jemi të kujdesshëm në mënyrën sesi u përgjigjemi deri sa të jemi zhvilluar sa duhet”, thuhet në libër.

Ai është optimist edhe për udhëtimin në kohë.

“Kthimi mbrapa në kohë nuk përjashtohet në kushtet e njohurive që kemi sot. Brenda 100 viteve të ardhshme, njerëzit do të kenë mundësinë të udhëtojnë kudo në sistemin diellor”, parashikon ai.

Hawking thotë në libër se ndryshimet e fundit politike që kanë përfshirë sidomos Perëndimin, po i kthejnë njerëzit kundër ekspertëve.

“Me Brexit dhe Trump që tani po zhvillojnë politika të reja në lidhje me emigracionin dhe arsimin, po bëhemi dëshmitarë të një revolte globale kundër ekspertëve dhe kjo përfshin edhe shkencëtarët”, thotë ai.

Ndërsa për brezin e ri, Hawking parashikon një të ardhme që lidhet ngushtë me teknologjinë.

“Çfarë do të ndodhë me ata që janë tani në moshë të re? Unë mund të them me besim se e ardhmja e tyre do të varet më shumë nga shkenca dhe teknologjia sesa ajo e çdo brezi të mëparshëm”.

Për ta, në kapitullin e fundit, ai ka një këshillë: “Mbani mend, gjithmonë shikoni lart në drejtim të yjeve dhe jo poshtë të këmbët tuaja”.

Related Posts

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025
Tornado “Adel” godet Greqinë, raportohen dëme të shumta (VIDEO)
Kryesore

Tornado “Adel” godet Greqinë, raportohen dëme të shumta (VIDEO)

27/11/2025
Krim i rëndë/ Nusja masakron për vdekje vjehrrën! Inçizimi dhe gjurmët e tradhtuan, si e reja shkoi ta grabiste për të shlyer borxhet e kumarit
Kryesore

Krim i rëndë/ Nusja masakron për vdekje vjehrrën! Inçizimi dhe gjurmët e tradhtuan, si e reja shkoi ta grabiste për të shlyer borxhet e kumarit

25/11/2025
Greqia, vendi me numrin më të lartë të automjeteve të vjedhura në Europë
Lajme

Greqia, vendi me numrin më të lartë të automjeteve të vjedhura në Europë

20/11/2025
Grekët “kursejnë” orizin, në dasma, do hidhet oriz i dëmtuar
Pikante

Grekët “kursejnë” orizin, në dasma, do hidhet oriz i dëmtuar

10/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mes historisë dhe festës, Bylisi i Superiores “nxeh motorët”!

Rast i rrallë për “demat”, Bylisi e sheh Partizanin si shpëtim në sfidën e golave

01/12/2025
Britney Spears befason ndjekësit! Këngëtarja ka adoptuar një vajzë të vogël

Ç’po mundohet të thotë?! Britney Spears ngre sërish shqetësime me mesazhe enigmatike në Instagram

01/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al