• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Nuk ka më justifikime”, Moçka: Në Gjirokastër për fitoren e parë…

13/09/2019
“Nuk ka më justifikime”, Moçka: Në Gjirokastër për fitoren e parë…

Shpëtim Moçka kërkon vetëm tri pikë në Gjirokastër dhe me deklaratën e fundit, kapiteni i Flamurtarit paralajmëron kthesën. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Moçka shprehet se të dyja ekipet janë të barabarta, pasi janë ndërtuar me vonesë.

Portieri vlonjat shikon si pikë të fortë të rinjtë e Luftëtarit, por shpreh bindjen se kundërshtari do të kalohet lehtësisht. Kapiteni mendon se nuk ka vend më për justifikime nga ana e skuadrës vlonjate, por duhet të mendohet për fitore.

Moçka, sa ka ndikuar ndërprerja e kampionatit për Flamurtarin?

Pushimi ka ndikuar në favorin tonë. Siç dihet, ekipi është ndërtuar më me vonesë se ekipet e tjera. Mendoj se pas pushimit dyjavor, ekipi do të jetë në gjendje më të mirë fizike. Djemtë janë më të gatshëm dhe në formë. Besoj se do t’ia dalim me sukses.

Si po përshtaten lojtarët në këtë ekip të ri?

Janë duke u përshtatur ditaditës. Normalisht që futbolli do kohën e vet dhe nuk është me buton që të vijnë gjërat direkt. Do pak kohë sa të ambientohen lojtarët e rinj dhe ata me eksperiencë. Kjo do të sjellë më pas edhe ardhjen e rezultateve. Kam besim se ndeshjen me Luftëtarin do ta kalojmë.

Do të ishit i kënaqur edhe me barazimin në ndeshjen me Luftëtarin apo vetëm me tri pikët?

Mendoj se nuk duhet të kënaqemi me barazimin. Në Gjirokastër duhet që të shkojmë për të marrë tri pikët. Ky duhet të jetë synimi ynë.

Si e shikoni Luftëtarin e këtij sezoni, me trajner të ri dhe lojtarë të rinj dhe sa ndikojnë problemet te ky kundërshtar?

Normalisht që edhe Luftëtari është si Flamurtari, pasi në pjesën më të madhe të ekipit ka lojtarë të rinj. Futbollistët e sezonit të shkuar janë larguar dhe të rinjtë duan kohën e vet që të përshtaten. Megjithatë, ne e vlerësojmë kundërshtarin. Kam besim te djemtë që ne do t’ia dalim në këtë takim, pasi Flamurtari ka në përbërje lojtarë cilësorë. Ne e vlerësojmë kundërshtarin, por nuk kemi aspak frikë nga ata. As i nënvlerësojmë, por as nuk do t’i mbivlerësojmë.

Nuk ka ndonjë element të cilit i druheni te kundërshtari?

Jo, nuk ka ndonjë individ të veçantë, por unë them se duhet që t’u druhemi pak djemve të rinj, pasi, me sa kam parë në ndeshjet e kaluara, janë futbollistë që vrapojnë dhe kanë dëshirë. Gjithsesi, mendoj se ne do t’ia dalim.

Çfarë nuk ka shkuar në tri ndeshjet që keni lënë pas?

Unë mendoj se lojtarët kanë nevojë për kohë, pasi ne e filluam pak me vonesë stërvitjen këtë sezon. Tani besoj se nuk ka më justifikime, pasi bëhet një muaj që ekipi është mbledhur. Duhet të rikthehemi te rezultatet pozitive.

Si është atmosfera dhe situata në ekip pas këtyre rezultateve dhe para Luftëtarit?

Normal që rezultatet nuk kanë qenë të mira, pasi tri humbje në po kaq ndeshje nuk janë fort mirë. Djemtë janë mobilizuar që të kthejnë faqen tjetër dhe të arrijmë te rezultatet pozitive. Grupi është më i bashkuar.

Related Posts

Barazim në miqësore, nuk ka fitues mes Dinamos dhe Ferizajit
Sport

Barazim në miqësore, nuk ka fitues mes Dinamos dhe Ferizajit

06/07/2025
Mourinho, pranë ekipit të kuq: Ferrari është si Real Madridi
Sport

Mourinho, pranë ekipit të kuq: Ferrari është si Real Madridi

06/07/2025
“Dua të kthehem në shtëpi”, Joao Felix tregon dëshirën për të ardhmen
Sport

“Dua të kthehem në shtëpi”, Joao Felix tregon dëshirën për të ardhmen

06/07/2025
E ardhmja e portierit të Kombëtares, Kastrati zgjedh skuadrën e re
Sport

E ardhmja e portierit të Kombëtares, Kastrati zgjedh skuadrën e re

06/07/2025
E ardhmja e portierit të Kombëtares, Kastrati zgjedh skuadrën e re
Sport

E ardhmja e portierit të Kombëtares, Kastrati zgjedh skuadrën e re

06/07/2025
Liverpool, ja kur rikthehen në fushë The Reds, plani
Sport

Liverpool, ja kur rikthehen në fushë The Reds, plani

06/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Thellohet tragjedia nga përmbytjet në Teksas, numri i viktimave shkon në 69

Thellohet tragjedia nga përmbytjet në Teksas, numri i viktimave shkon në 69

06/07/2025
Barazim në miqësore, nuk ka fitues mes Dinamos dhe Ferizajit

Barazim në miqësore, nuk ka fitues mes Dinamos dhe Ferizajit

06/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al