Forcat speciale RENEA nuk kanë arritur ende të arrestojnë 35-vjeçarin Kostandinos Kaçifas, i cili sulmoi me armë policinë e Gjirokastrës gjatë paradites, ndonëse pak më herët u raportua në media se ai u arrestua. Gjithçka nisi kur po bëheshin përgatitjet për ceremoninë festive të festës së Greqisë. 35-vjeçari ekstremist grek, hapi zjarr edhe ndaj forcave RENEA teksa qëndron i fshehur pranë depos së ujit të fshatit Bularat. Burime nga terreni thonë se ai vazhdon ende të qëllojë forcat speciale.