Njihuni me ‘Mand ndërtuesin’, kryebashkiaku i Fierit bën këngë për fushatën elektorale (VIDEO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

“Mand ndërtuesi”, kjo është kënga e fundit që përdoret nga Armando Subashi për të bërë fushatë në qytetin e Fierit. Një këngë fëmijësh e dubluar, për të cilën Subashi është shprehur se është një dhuratë shumë e bukur. 

Në fushatat elektorale në vendin tonë shfrytëzohet çdo gjë, me qëllimin e marrjes së votave.

Por çfarë kanë bërë së fundmi socialistët në fushatën e Armando Subashit në Fier? Për këtë fushatë është realizuar një video ku shfaqen disa fëmijë të cilët “ndërtojnë” me rërë një qytet. Kjo video përcjell mesazhin se Armando Subashi ka ndërtuar dhe ka bërë shumë investime në qytetin e Fierit. Ajo që vëmë re tjetër është se kënga e kësaj video është ajo e “Bob Ndërtuesit”, një këngë për fëmijë, që në fakt i është ndryshuar teksti në “Mand Ndërtuesi”.

Madje kjo video është shpërndarë edhe nga vetë kreu i Bashkisë i cili është shprehur: “Nuk ka dhuratë më të bukur kur shikon që kthehesh në model frymëzimi edhe për këta fëmijë të mrekullueshëm. Faleminderit fëmijë! Dita nis bukur me Ju!”.